Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima dhe 617 raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë për orët e fundit ku vihet re një rritje nga dita e mëparshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 617 qytetarë, në këto bashki:

207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnjë, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga 18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cërrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.

Janë 8396 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 869
Të shtruar në spitale 178
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3507

Testime totale 1,220,300
Raste pozitive 172,618
Raste të shëruara 161,497
Raste Aktive 8396
Humbje jete 2,725

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3713
Durrës 924
Fier 730
Shkodër 656
Vlorë 499
Elbasan 458
Lezhë 336
Berat 328
Gjirokastër 220
Kukës 189
Korçë 182
Dibër 161