Vendosni fjalën kyçe....

Man.Utd  fiton FA Cup, e mposht Man.City në finale


Manchester United e ka fituar trofeun e FA Cup për herë të 13-të.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 në finale ndaj Manchester Cityt, me ndeshjen që u zhvillua në “Ëembley” të Londrës.

Garnacho kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.

Vetëm nëntë minuta më pas, Mainoo realizoi pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga skuadra e Erik ten Hag.

“Citizens” arritën të ngushtonin epërsinë në minutën e 87-të, megjithatë nuk arritën të bënin diç më shumë.

Me këtë fitore në finale, Manchester United kualifikohet për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.