Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Orikum-Vlorë, makina përplas tufën e dhive, plagoset çobani


Një aksident është regjistruar në mbrëmjen e djeshme në aksin ByPass, në drejtim të Orikum-Vlorë.

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një tufë dhish që ndodheshin në rrugë. Si pasojë e përplasjes është lënduar edhe një 35-vjeçar, çoban i kopesë, i cili ndodhej në fund të saj.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitali Rajonal Vlorë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.