Vendosni fjalën kyçe....

138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë, politikanët shqiptarë urojnë 7 marsin


Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, në kujtim të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, në vitin 1887. Drejtuesi dhe mësuesi i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo shkollë, e cila qëndroi e hapur për gati 20 vjet, drejtohej nga figura të shquara të Rilindjes si Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi dhe Thoma Avrami. Hapja e saj ishte një fitore e madhe për arsimin shqip, duke i dhënë fund mësimit të fshehtë për shkak të pushtimit osman.

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falenderuar mësuesit për përkushtimin në mbjelljen e farës së dijes në brezat e rinj të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë nga qelia ka uruar mësuesit për festën.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar mësuesit me një mesazh të veçantë për 7 Marsin, ndonëse nuk ndodhet në krye të detyrës. Ai i konsideron mësuesit si “nënat e dyta” dhe shpreh mirënjohjen për punën e tyre të palodhur.

Veliaj premton vazhdimin e ndërtimit të shkollave të reja dhe nënvizon rëndësinë e vitit 2025 për Tiranën, si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Ai shprehet krenar për mbështetjen ndaj mësuesve dhe siguron për vazhdimin e përkushtimit ndaj arsimit.

“Pengesat janë për t’u kapërcyer. Krenar që ju kam qëndruar në krah!” – përfundon ai, duke uruar mësuesit për festën.

“Të dashur mësues,

Ja ku erdhi 7 Marsi dhe pavarësisht vendit ku ndodhem, s’mund të rrija pa ju uruar Gezuar Ditën e Mësuesit, ndonëse do të kisha dashur që, keto fjalë zemre, t’ua shkruaja, si çdo vit, nga zyra ime, në krye të punëve të qytetit.

Vite më parë, Pjetër Arbnori, me një shkrim imcak mbi fletë cigaresh, që i nxori fshehurazi nga burgu, i shkroi nënës: “Ti mos u mërzit se une do të vij e ti do të me pritesh shëndosh e mirë. E randësishme asht se unë do të vij i ndershëm në shtëpi…”

Me të njëjtat fjalë dua t’ju drejtohem edhe unë, Ju “nënave” të dyta, siç ju kemi konsideruar gjithnjë. Padyshim qe do të vij i ndershëm, se kemi ende shumë punë për të bërë. Se janë te mira punët që kemi nisur, kemi bërë e do te bëjme akoma, ndaj s’ka pengesë të na ndaloje per t’i çuar deri ne fund.

Mësuesit e mi, mesuesit tanë, mësuesit e brezave, duke u përulur si gjithnjë para Jush, duke nderuar perpjekjet, mundin, punën tuaj te paçmuar, nga ketu ku jam padrejtësisht, ju shoh nepër korridoret, klasat, laboratorët, bibliotekat, palestrat plot dritë dielli të shkollave qe sẽ bashku i bëme për Ju dhe nxenësit që udhehiqni drejt jetes. Perfytyroj ndjesinë pozitive qe krijojne 45 shkollat e reja e te shumta, si dita me natën, me ato brenda te cilave ju eshtë dashur te jepni mësim me parë. Njeherësh ju premtoj se do të vijojmë me më shumë shkolla te reja. Se planet i kemi bërë për t’i permbushur.

Ka hyrë sakaq një vit i rëndesishëm për kryeqytetin. Me votë unanime, na është vënë kurora e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025. Na është vënë pas kurorave te tjera, që i kemi mbajtur me dinjitet; pas provave që kemi dhënë, pas sukseseve që kemi dëshmuar, pas punëve te mira që i kemi bërë bashkë.

Pengesat janë berë per t’u kapërcyer! Ju vete i edukoni femijët me besime të tilla. Ju, krijuesit e qytetarëve te denjë te së nesërmes, gjë per te cilën meritoni veç mirënjohje.

Krenar qe ju kam qëndruar ne krah, duke ju ofruar mbështetjen për permbushjen e misionit tuaj. Krenar, teksa ju uroj festën, deshiroj t’ju dëshmoj mbështetjen e përhershme edhe në vazhdim.

Gëzuar 7 marsin!

I juaji, Erion Veliaj           

Kryetari i Bashkisë Tiranë”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehu mirenjohjen e saj për të gjithë mësuesit.

“Me mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin dhe kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj Gëzuar 7 Marsin!”, shkruan Manastirliu.

Kandidatja e Demokratëve Euroatlantikë për Tiranën, Taulanda Jupi uroi gjithashtu festën e 7 Marsit me një foto kartolinë ku shkruan se “Mësuesit janë ylli polar i cdo femije , duke falur dritë pa e humbur asnjëherë shkëlqimin, busull për cdo të ardhme të mirë, frymëzim për cdo ëndërr.

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka uruar festën e 7 Marsit duke u shprehur se mësuesit janë shtylla e dijes dhe se ata meritojnë vlerësim dhe mbështetje.

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Mësuesit janë shtylla e dijes dhe e së ardhmes sonë. Sot, më shumë se kurrë, ata meritojnë vlerësim dhe mbështetje për sfidat e shumta me të cilat përballen.

Të investosh në mësuesit është të investosh në brezat e ardhshëm!

Faleminderit për përkushtimin dhe sakrificat tuaja!