
Autoritetet gjermane janë alarmuar pas një incidenti tragjik në qytetin e Mannheim, ku një makinë ka hyrë në mes të turmës dhe ka përplasur qytetarët. Siç raportoi BILD nga burimet e sigurisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 15 janë në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur një operacion të madh në qytet dhe ka kërkuar nga qytetarët të shmangin qendrën e Mannheim për arsye sigurie, duke intensifikuar masat për të hetuar ngjarjen dhe për të siguruar kontrollin e situatës. Aktualisht, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të sulmit.