Vendosni fjalën kyçe....

FSDKSh udhëzim farmacive: Të sëmurëve kronikë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, tu shkojnë barnat në banesë


Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh) ka nxjerrë një udhëzim për farmacitë ku kërkon prej tyre që të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm dhe që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet t’i shkojnë barnat në shtëpi.

Mjekët e përgjithshëm do të jenë ata që do komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo whatsapp me pacientët për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës.

Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *