Vendosni fjalën kyçe....

BE-së po i mbaron koha për Ukrainën – Orban


Bashkimi Evropian duhet të veprojë tani për të zgjidhur luftën në Ukrainë, ka paralajmëruar kryeministri hungarez. Orban parashikoi se nëse kandidati republikan Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor, ai do fillojë të merret me krizën edhe para se të marrë detyrën.

Ish-presidenti amerikan ka pohuar në vijim se nëse zgjidhet, ai do i bindë Kievin dhe Moskën që të arrijnë një zgjidhje diplomatike “brenda 24 orëve”. Kandidati i tij për zv.president, J.D. Vance, ka sugjeruar se Trump ka të ngjarë të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së tanishme të frontit dhe t’i ofrojë Rusisë një garanci që Ukraina nuk do anëtarësohet në NATO.

Duke folur në një konferencë shtypi në Strasburg të martën, Orban tha se nëse Trump mund rivalen e tij demokrate Kamala Harris, “ai nuk do presë deri në ceremoninë e betimit për tëmenaxhuar luftën në Ukrainë.

Trump “do veprojë menjëherë, kështu që ne si krerë evropianë nuk kemi kohë për të humbur, sepse nuk do ketë dy apo tre muaj, siç ndodh zakonisht midis zgjedhjeve dhe betimit të presidentit të ri”, tha Orban.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që “të reagojnë së pari intelektualisht, filozofikisht, pastaj strategjikisht sa më shpejt të jetë e mundur”.