Vendosni fjalën kyçe....

India kërkon heqjen e skenës së seksit nga ‘Oppenheimer’


Një skenë seksi nga filmi i fundit i Christopher Nolan ‘Oppenheimer’ ka ngjallur reagime në Indi për paraqitjen e një citimi nga shkrimet e shenjta hindu. Komisioneri Indian i Informacionit Uday Mahurkar ka kërkuar që skena të hiqet nga filmi në mbarë botën.

‘Oppenheimer’ është një thriller biografik që tregon historinë e krijuesit amerikan të bombës atomike, Robert Oppenheimer. Në një skenë, personazhi titullar shihet duke bërë seks me të dashurin e tij, Jean Tatlock. Në një moment, ata ndalojnë marrëdhënien seksuale dhe Tatlock merr një kopje të Bhagavad Gita dhe i kërkon Oppenheimer-it të lexojë një citim prej saj.

“Tani unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve,” lexon personazhi i Oppenheimer, ndërsa dyshja rifillojnë marrëdhënien. Citimit më vonë përdoret në film shumë herë.

Përfshirja e citatit nga një prej shkrimeve më të shenjta të hinduizmit në një skenë seksi ka shkaktuar zemërim në mesin e grupeve konservatore në Indi, të cilët tani po bëjnë thirrje për një bojkot të filmit.

Në një deklaratë të botuar të shtunën, Mahurkar, i cili është gjithashtu themeluesi i Fondacionit ‘Save Culture Save India e quajti skenën ‘një sulm të drejtpërdrejtë ndaj besimeve fetare të një miliardë hinduve tolerantë’ dhe sugjeroi se ishte pjesë e një ‘komploti më të madh nga forcat anti-Hindu’.

Në letrën e tij, Mahurkar iu drejtua drejtpërdrejt regjisorit Nolanit dhe i kërkoi atij që ‘ta hiqte këtë skenë nga filmi në gjithë botën’, duke shtuar se ‘nëse zgjidhni ta shpërfillni këtë apel, do konsiderohej si një sulm i qëllimshëm ndaj qytetërimit indian”.

Nolan ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht letrës.