Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ refuzon Komisionin Antikorrupsion ‘Xhafaj’: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por jo të jemi pjesëmarrës


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se  nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

KLGJ ka njoftuar se është i gatshëm të bashkëpunoj me komisionin, por jo të jetë pjesëmarrës.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me këtë Komision, por jo për pjesëmarrje”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky është institucioni i gjashtë i drejtësisë që ka refuzuar pjesëmarrjen, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë e Posaçme të njohur si SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.