Vendosni fjalën kyçe....

Orban paralajmëron krerët e BE-së: Do i sjellim me autobus në Bruksel emigrantët e paligjshëm


Hungaria ka përsëritur kërcënimin e saj për të dërguar në Bruksel azilkërkuesit që hyjnë në territorin e saj, në Bruksel për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian për të anuluar gjobat e rënda kundër Budapestit për politikat e tij strikte kundër emigracionit.

Duke qëndruar përballë një vargu autobusësh, Sekretari Parlamentar i Shtetit Bence Retvari tha më 6 shtator se Hungaria do u “ofrojë këtyree migrantëve të paligjshëm, vullnetarisht, pa pagesë, udhëtim me një drejtim në Bruksel, pas zbatimit të procedurës evropiane.”

Ai nuk shtjelloi se çfarë statusi do kishin azilkërkuesit nëse do të transportoheshin. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi së fundmi Budapesti duhet të paguajë 223 milionë dollarë për shkeljen e vazhdueshme të rregullave të bllokut për emigracionin dhe një gjobë ditore prej 1 milion dollarësh për çdo ditë vonesë.