Vendosni fjalën kyçe....

Makina e së ardhmes është hotel lëvizës (Video)


Jeta sidomos në qytetet e zhvilluara është përherë e më e shpejtë e më e zhurmshme, me një dinamikë të lartë.

Shumë personave u duhet të punojnë teksa janë në makinë, tren apo avion për të përmbushur detyrimet.

Me zhvillimin e shkencës e teknologjisë, prej kohësh ka nisur prodhimi i makinave autonome.

Një e tillë mund të shërbejë si hotel, vend pune e makinë. Makina është emërtuar Aprilli dhe ka krevat, vend pune dhe banjo.

Ajo i lejon udhëtarit që të punojë qetësisht teksa udhëton drejt vendit të punës. Për më shumë hollësi, ndiqni videon e mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *