Vendosni fjalën kyçe....

Shehi për Ujësjellësin e Tiranës: Punësohen gazetarë e këngëtarë, a do marrë masa kjo qeveri


Deputeti Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për furnizimin me ujë në Tiranë.

Shehi foli për keqmenaxhim, duke theksuar se tarifat për qytetarët janë rritur, ndërsa cilësia e shërbimit dhe furnizimi s’është përmirësuar. Ai ngriti shqetësimet mbi punësimet e artistëve në Ujësjellësa si dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për depozitat dhe pompat që janë të vendosura në çdo tarracë pallati.

 “E shoh nga një pikëpamje pozitive që po interesoheni për ujësjellësin e Tiranës. Prapambetja e këtij sektori është kaq e dukshme. Ne jemi me vërtetët një vend që ka shumë ujë. Duhen investime, seriozitet, transparencë dhe kontrolle që nuk janë bërë prej vitesh. Kjo qeveri nuk e fillon sot historikun e vet. Përvajtimi nuk vlen më në Shqipëri.

Nuk do vazhdojmë po me këtë frymë se kjo punë nuk mbaron ndonjëherë. Kjo qeveri e ka pasur kohën e mjaftueshme për të krahasuar veten e vet. Të ardhurat janë 65%. Nga 57 ndërmarrje, 12 nuk mbërrijnë as te kostot jo të arrijnë të arkëtojnë fitim. Kemi staf 5.3 vetë për çdo 1000 lidhje. Ujësjellësi i Tiranës fjala vjen ka 1 mijë e 260 punonjës. A thua se Tirana ka 4-5 milionë banorë. Furnizimi me ujë thuhet se është 13 orë. Unë jam i sigurt se nuk është as 13 orë. Se po të jetë, i bie të jetë shumica e ditës me ujë dhe s’ka më nevojë për depo.

Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë bëhet me deporatorët e ujërave, që po trajtohen, a s’po trajtohen. E në këtë mes meqë po flasim për Tiranën, ai i Tiranës është një skandal i madh. Janë dhënë miliona e miliona. Askush nuk e di ku përfundoi projekti i vjetër i abonesë. Të gjithë bëjnë këtu sikur ka humbur një kuti shkrepëse. Ka humbur një projekt i madh që s’dihet ku është. Këto janë dobësitë e sektorit në përgjithësi.

Paga të larta, punonjës pa hesapë. Siç e patë edhe herën e fundit doli që këngëtarë e gazetarë i subvenciononte ujësjellësi i Tiranës.

Do marrë disa masa kjo qeveri? Do marrë përsipër detyrimet që ka ndaj këtij sektori? Këtë luks që kemi pasur për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. Unë jetoj në pallat, në kat të pestë. Kam 16 depo sipër. Gjysma e pallateve kanë pompa.

Pompë për të ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërndarë. Tirana ka 120 milionë euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sistemi lidhje, zgjidhje. Nuk ka asnjë plan si do përqendrohen këto depo. Ku qenkan këto lagje që paskan ujë 24 orë në Tiranë?!”– u shpreh Shehi.