Vendosni fjalën kyçe....

14 të vrarë e 43 të plagosur në sulmet ajrore izraelite në Siri


Sulmet ajrore izraelite në Sirinë qendrore në orët e vona të së dielës kanë vrarë dhjetëra civilë dhe kanë plagosur të paktën 40 të tjerë, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

SANA tha se kishte pasur disa shpërthime në rajonin qendror të Sirisë.

E pyetur në lidhje me raportin nga CNN, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk komentuan “për raportimet në mediat e huaja”.

Drejtori i Spitalit Kombëtar në Masyaf, Dr. Faisal Haidar, tha për SANA se numri i të vdekurve pranë qytetit Masyaf, në provincën Hama, ishte rritur në 14 të vrarë dhe të paktën 43 të plagosur, 6 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Agjencia siriane e lajmeve citoi një burim ushtarak të thoshte se “armiku izraelit nisi një agresion ajror nga drejtimi i Libanit veriperëndimor, duke synuar një numër bazash ushtarake në rajonin qendror”.

Burimi tha se mbrojtja ajrore siriane kishte kapur dhe rrëzuar disa nga raketat.