
Një fëmijë i mitur 8-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një shofer 18-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Maminas-Gjiri i Lalëzit ndërsa viktimë ka mbetur e mitura me iniciale S.S. nga Sllovakia.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.