Vendosni fjalën kyçe....

Debate në KLP për shkarkimin e Alfred Ballës, Seiti: Zv.kryetari në konflikt interesi, të përjashtohet nga votimi


Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet është mbledhur për të vendosur mbi fatin e mandatit të kryetarit të këtij institucioni, Alfred Balla, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Mbledhja nisi në 11:00.  Për zhvillimin e mbledhjes duhet të plotësohet kuorumi, pasi janë të pranishëm 10 anëtarë. 

Balla vijon të jetë në detyrë, ndërsa më 21 maj, KPA vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ky vendim i KPA ka fuqi të prerë.

Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe veç ndërprerjes së vetingut, deklaroi edhe humbjen e të drejtës së këtij subjekti rivlerësimi për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji.

Ndërkohë me debate po zhvillohet mbledhja e KLP për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla, i cili me vendim të KPA u përjashtua për 15 vite nga drejtësia. Anëtarja Nuihan Seti thotë se Balla është kryetar deri në momentin që vendimi futet në fletoren zyrtare. Nga ana tjetër ajo parashtroi një kërkesë të Ballës për përjashtimin nga procesi i votimit të zv.kryetarit Tartar Bazaj, duke thënë se është në konflikt interesi.

Debati u zhvillua me anëtarin tjetër Sokol Stojani, i cili thotë se nuk mund të legjitimojnë kërkesat e Ballës, pasi ai është në konflikt interesi dhe për këtë arsye nuk është as në mbledhje.

Nurihan Seiti: Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë. Duke patur konflikt interesi ka nisur email ku kërkon përjashtimin gjatë diskutimit të zv.kryetarit të KLP. Alfred Balla, Bazaj, u ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023, ky përfundim i mandatit është me vendim të Këshillit që e ka kërkuar Kuvendi. 

Për mua as Balla as Bazaj s’duhej të ishin kryetar e zv.kryetar kur u ka mbaruar mandati. Sot jemi mbledhur për diskutimin e vendimit të KPA pasi e thirri kryetari. Ne në krye kemi Alfred Ballën, mandatin e ndërpret sipas Kushtetutës vetëm KLP. Në rend dite sot është përjashtimi i nënkryetarit dhe e dyta është anëtarët e komisionit të buxhetit dhe strategjisë janë mbledhur sipas kërkesës së kryetarit të JKLP dhe kanë një realacion për t’ia paraqitur këshillit, medias.

Sokol Stojani: Je zëdhënëse, apo është kërkesa juaj. Nëse është e juaja ta marrim në shqyrtim, nëse është e kryetarit ai nuk legjitimohet.

Seiti: Ashtu mendoni ju.

Sokol Stojani: Nuk mund të marrë pjesë për shkak të konfliktit të interesit. Fakti që nuk është pjesëmarrës s’mund të bëjë kërkesë, nuk mund të legjitimohet. Nëse je zëdhënëse okej, po të kthej këtë përgjigje.