Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË FORTA – Ish-presidenti gjeorgjian Sakashvili i shastisur në spitalin e burgut, avokati akuza autoriteteve


Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Sakashvili është shfaqur në pamje tejet të rënda në një mjedis që dyshohet se është spitali i burgut ku ndodhet prej disa kohësh.

Në videon e shfaqur ai tregohet në mjedise të ndryshme brenda vendit ku mbahet, herë duke u ushqyer i vetëm, herë duke tymosur cigare e herë duke u grindur me infermieret.

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama përballet me probleme me drejtësinë në Gjeorgji, ku avokati i tij ka hedhur akuza se Sakashvili mund  të jetë helmuar.

Gjatë analizave të kryera në thonjtë e prerë të Sakashvilit, janë gjetur gjurmë arseniku, ka pohuar avokati tij para një seance gjyqësore. Mbështetësit e ish-liderit kanë pohuar se ai është i sëmurë rëndë dhe ka pasur metale të rënda toksike në trup.

Shalva Khachapuridze, i cili përfaqëson Saakashvilin, ka pohhuar muaj më parë se se rezultatet e testit toksikologjik të mostrave të klientit kanë rezultutuar me gjurmë toksike. Saakashvili hyri fshehurazi në Gjeorgji në vitin 2021 përpara zgjedhjeve komunale, pavarësisht rrezikut për t’u arrestuar dhe përballjes me akuza të ndryshme.

Në atë kohë, ai ishte dënuar tashmë në mungesë bazuar në disa nga akuzat, ndërsa të tjerat ishin ende në pritje.

Avokati deklaroi se klienti i tij ndoshta do duhej të përdorte një karrige me rrota për të ndjekur procedurën sepse nuk mund të ecë më siç duhet.

Mbështetësit e Saakashvilit kanë pohuar më parë se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm në paraburgimin gjeorgjian. Ai thuhet se është diagnostikuar me të paktën 17 sëmundje, duke përfshirë tuberkulozin dhe çmendurinë.

Më herët në nëntor, një mjeke nga një OJQ me bazë në Gjeorgji pretendoi se mostrat e flokëve të marra nga Saakashvili kishin treguar gjurmë të merkurit dhe dy metaleve të tjera të rënda, të cilat ajo i vlerësoi si prova të një helmimi të mundshëm.

Ministria e Drejtësisë së Gjeorgjisë ka reaguar duke i kërkuar Byrosë Kombëtare të Mjekësisë Ligjore që të ekzaminojë të burgosurin e profilit të lartë.