Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon Vangjel Dulen nga Himara: Po deshët sherr keni atë, për pronën keni Vangjel Tavon


Kryeministri Edi Rama ka gëzuar sot himariotët, ndërsa theksoi se brenda vitit në Himarë do të jepen certifikatat e 4 mijë shtëpive të trashëguara.

Mes batutash, Rama vlerësoi kontributin e Vangjel Tavos, ndërsa shigjetoi Vangjel Dulen.

“Aplikoni për të marrë pronën dhe bëjeni aplikimin si duhet, na keni në ndihmë, por pa aplikime, me fjalë goje, me llafe rruge, e pastaj fillon e mori ky e ai, nuk ecën. 4 mijë shtëpitë…(ndërhyn një person dhe e ndërpret) Ti je i vogël, duhet shumë punë për të folur këtu, ti je si ata nipat që bëjnë këto (shesin pronat e gjyshërve). (Ndërhyn dikush: Është socialist). E di që je i PS-së se i kujt tjetër do jesh… Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen.”, tha ai.