Vendosni fjalën kyçe....

54-vjeçari i dhunuar nga hajdutët që ju futën në banesë: Më godisnin pa pushim me tytën e armës


54-vjeçari, Sokol Bajgora, i cili u dhunua në banesën e tij në fshatin Baltëz të Fierit nga disa persona të armatosur ka treguar tmerrin që ka përjetuar nga ambientet e spitalit.

“Isha vetëm në shtëpi, kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe më dhunuan. Por nuk arritën të më vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën më të vështirë, pasi më me tytën e armës, te të armatosurit më godisnin pa pushim në kokë”, ka dëshmuar 54-vjeçari.

54-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal te Fierit, ku dëmtimet me të mëdha i ka marrë në fytyrë, raporton për BalkanWeb gazetari Enea Verria. Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ketë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.