Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vettingu i propozuar nga Basha i dorëzon deputetët te SPAK-u politik i Edi Ramës, po tregon se është supërskllav i tij


Ish-kryeministri Berisha është shprehur kundër propozimit të kreut të PD-së, Basha, për vettingun në polici.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Berat ai tha se vettingu i propozuar me rregulla policeske do e dorëzojë legjislativin te prokuroria politike e Edi Ramës.

Sipas tij, me një propozim të tillë Basha tregon se është superskllav i kryeministrit Rama.

“Jam kundër vettingut me rregulla policeske që të përdoret nga Edi Rama. Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike. Duhet të jesh skllav e superskllav i tij që SPAK-u i Edi Ramës të shqyrtojë mandatet e deputetëve.  Do e mbledhim Kuvendin e do bëjmë ndryshime thelbësore në status. Do hapemi drejt fraksioneve, të gjithë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti të kthehen.” – tha Berisha.