Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Ramës: Shërbëtor i Serbisë, fanatik i ndarjes së Kosovës, “Ballkanit të Hapur” projekt okult


Kreu i Partisë së Lirisë Meta kë akuzuar kryemnistrin Rama se ka punuar kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës për interesat e Serbisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Meta tha se Rama ka dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE duke i shërbyer Beogradit.

“Nuk ka kryeministër më të mirë për Beogradin sesa Edi Rama. Ai ka dëmtuar shumë aspiratat e integrimit në BE të Shqipërisë. Ai ka asgjësuar llogaridhënien që është baza e integrimit në BE. Kryeministri është ndër  më të angazhuaruit më fanatikë të projektit të ndarjes së Kosovës dhe ndër themeluesit në Nish të projektit të Ballkani të Hapur, një nismë okulte. Është autori  u hedhjes në gjyq i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kjo është bërë me porosi pa dyshim. Po kështu është i vetmi kryeministër që ka deklaruar se veriu i Kosovës është “toka e askujt”. – tha Meta.