Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Manja te ‘Ligjet’: Skema mashtrimi me institucionet financiare, 11 licenca të hequra në 1 vit


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka raportuar ditën e sotme të Komisionin i Ligjeve. Ministri u pyet në lidhje me skemat e mashtrimit me institucionet financiare.

Ai u shpreh se janë hequr 11 licensa në harkun kohor të 1 viti. 

“Skema mashtrimi me institucionet financiare: institucione mikrokrediti dhe përmbarimi privat… Nuk dua të jap shumë detaje se janë dy çështje që po ndiqen penalisht njëra nën prokurinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK-ut, ajo që di unë si ministër drejtësie, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem, ka qenë një nga prioritetet e mia. 11 licensa të hequra në harkun kohor të 1 viti. Ka vite që po rëndon në peshën, shpatullat e 50 mijë-60 mijë qytetarëve.

Aktualisht ky grup i përmbaruesve privat që janë përfshirë në këtë skemë, janë me licenca të hequra, por kemi një problem, që duhet të rregulluar ligjin, që unë do të vij me ndryshime në ligj, janë me mijëra dosje të qytetarëve që nuk na vihen në dispozicion. Në ministrinë e drejtësisë kam gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore private, dosjet i kam gjetur në bodrumet e ministrinë e drejtësisë, është problem që e kemi adresuar në nivel ligjor.”– tha Manja.