Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Fituam në njësinë 1 në Tiranë, ky mandat për bashkimin e njerëzve


Partia Socialiste ka fituar më shumë se 52% të votave në Njësinë 1 në Tiranë.

Pas mbylljes së numërimit në këtë njësi administrative, drejtuesi politik i PS-së në këtë qark Erion Veliaj doli përsëri përpara kamerave për të dhënë lajmin.

Ai tha maxhoranca duhet të jetë e përulur në këtë fitore dhe se mandati i tretë, është një mandat për t’i bashkuar njerëzit. Veliaj shtoi gjithashtu se tani dora duhet të shtrihet edhe tek qytetarët që nuk e kanë votuar PS-në.

“Ka qenë një natë e gjatë, 72 orë, por ja ka vlejtur, sepse ne kemi fituar në njësinë nr.1 me mbi 52.4% të votave. Ka qenë një fushatë fantastike. Kemi përmirësuar rezultatin. Është koha t’i rikthehemi më fuqishëm punëve në njësinë nr.1, besoj që mesazhi është i qartë për forcën tonë, pasi morëm shumë më shumë se gjithë të tjerët në atë njësi. Do të doja të kishim një tur zgjatje dore për ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ne fituam sepse jemi shumica, pro na duhet të jemi të përulur në këtë fitore. është një mandat shumë i fortë për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë shumë punë të mira.”- tha Veliaj.

Ai shtoi se i falenderonte qytetarët: “Nga Ali Demi në Shkozë, nga 1 Maji në Lanabregas”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *