Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kush gabon s’do të më ketë mua në krah dhe PS, por vetëm avokatin e vet


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, u shpreh se kushdo që lufton për të vërtetën dhe të mirën e vendit, ka mbështetjen e tij.

Ai shtoi se kushdo që bën korrupsion ka mbështetje vetëm avokatin dhe jo partinë.

“Rruga e jetës na bashkon me shumë të tjera. Puna që na lidh për një qëllim, na zgjidh me një vepër të ulët si tradhtia. Kam pasur fatin prej 10 vitesh që të punoj me 40 ministra; se kush lufton për qëllime të përbashkëta, ka mbështetjen time dhe më ka në krah kurdoherë që do të sulmohet. 

Por kush gabon duke menduar se do të bëjë një rrugë dhe dy punë, s’do të më ketë mua në krah dhe PS, por vetëm avokatin e vetë. Qeveria ime ka ndryshuar dhe ministrat e mi kanë ndryshuar. Por ky parim s’do të ndryshojë deri sa të jem unë. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë kur vjen ora të hidhet. Jo po skam bërë gjë, jo më bien në qafë, s’ka.

Nëse s’ke bërë gjë, të mban e vërteta. Më vjen shumë për këdo që nuk do ta pranojë këtë realitet të ri. Kanë ardhur kohë të këqija shumë për këtë realitet të ri politik. Nuk kemi hiç se çfarë ti bëjmë askush që do të bëjë një luftë tjetër me historinë dhe shqiptarët. Në 40 e ca ministra që kam punuar, ai grusht ministrat të PS në këto 10 vite që kanë akuzua të ngritura apo dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por një herë nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës. Por t’i bësh të gjithë pis dhe ti quash të gjithë hajdutë dhe t’i bësh shembuj të drejtësisë!”, tha Rama.