Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Zgjedhjet në PS nuk do jenë si në PL ku Meta u shpall President pa i shpallur votimet


Deputeti socialist Erion Braçe duke folur për zgjedhet në PS që do të mbahen këtë të premte dhe të shtunë ironizoi zgjedhjet e mbajtura në Partinë e Lirisë.

Braçe tha se Ilir Meta u vetëshpall president pa u shpallur ende zgjedhjet.

‘Zgjedhjet në PS janë këtë premte dhe këtë të shtunë dhe janë reale 1 anëtar, 1 votë, jo si ajo partia kishe këtu në studio, që u shpallë president dhe zgjedhjet nuk ishin shpallur akoma dhe ndërkohë që ka shpallur zv.president’, tha Braçe.

Nga ana tjetër Braçe thotë se publikut nuk i intereson se kë lëshoi Rama apo kë mbron, por qytetarëve u intereson marrja e dokumentave në kohë pa korrupsion.

‘Ky është një muhabet që nuk i inetersoin askujt pas kamerave, i intereson marrja shpejt e dokumentave, i intereson Kadastra. I intereson prokurimet publike, që kthehen në investime publike’, shtoi ai.