Vendosni fjalën kyçe....

Afro 4 milionë euro për vaksinat anti-Covid – Qeveria çon në Kuvend projektligjin


Qeveria ka depozituar në Kuvend Projektligjin për blerjen e vaksinës anti-COVID.

Siç thuhet në këtë projektligj, Këshilli i Ministrave ka bërë marrëveshje me kompaninë Covax për të siguruar 1 milion e 140 mijë dozat për të vaksinuar popullsinë. Dhe për këtë kontratë shteti shqiptar do të paguajë 3 990 000 euro.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kishte zbuluar dhe më parë që qeveria planifikonte të porosiste dozat e vaksinës paraprakisht, edhe pse ende nuk kemi një vaksinë gati.

Bëhet fjalë për një aleancë që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku janë bashkuar 156 vende për shpërndarjen e vaksinave.

Synimi i kompanisë COVAX është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë dhe më pas kategorive të qytetarëve të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës në këtë skemë, pavarësisht nivelit të të ardhurave.