Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Gratë të denoncojnë çdo formë të dhunës


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar me shqetësim për ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj.

Ai ka bërë thirrje për gratë që të denoncojnë çdo formë të dhunës, duke theksuar se shpesh herë ajo ndodh brenda shtëpisë, në heshtje.

Ministri ka informuar se autoritetet po bëjnë një kërkim të zgjeruar përgjatë rrjedhës së lumin Buna, duke përfshirë njësinë e specializuar të RENEA-s, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, Policinë e Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës.