Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin, plagoset 37-vjeçari


Një aksident është regjistruar rreth orë 13:30 në aksin rrugor Babicë- Qishbardhë.

Mësohet se 59-vjeçari L.B., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 37-vjeçari E.C. Për pasojë 37-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë , ndërsa është transportuar në spital.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.