Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se janë mbytur në lumin Buna, ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
Beci shprehet se opinioni publik është tronditur nga kjo ngjarje.
“Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”, shprehet kryebashkiaku Beci.
Postimi i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci:
Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë.