Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron Ramën: Do përballesh me një opozitarizëm që këto të tjerat do të duken lule


Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se do përballet me një opozitarizëm të cilin nuk e ka parë deri më sot.

Teksa po sqaronte pozitat e tij në PD dhe pjesëmarrjen në parlamentin e ri, ai theksoi se e bën betejën ligjore lidhur me vendimin e DASH-it edhe për partinë të cilët e ka drejtuar deri 8 vite më parë.

Ish-kryeministri theksoi se Sekretari amerikan Blinken është keqinformuar nga OJQ-të e kontrolluara nga Soros dhe kryeministri Rama.

“PD është parti e të drejtave e lirive njerëzorë dhe e interesit kombëtar. Unë bëj betejë edhe për PD-në. PD-ja s’ka pse të bëjë betejë për mua. Asgjë nuk ma ndryshon mendjen për vajtjen në parlament. Sali Berisha gjatë gjithë historisë ka qenë dhe është deputet i PD-së, nuk jam kandidat i pavarur. Ata që mendojnë se PD-ja është parti e Sali Berishës apo kontrollohet prej meje mashtrojnë veten. Kam pasur ndikim shumë të fuqishëm në PD. Blinken është keqinformuar. Unë nuk jam në gjyq për të ndryshuar vendimin, po për shpifje karshi meje. Prania ime në parlament është dëshmi e një përpjekjeje titanike për të mbrojtur të vërtetën. Edi Rama do ketë një opozitarizëm që ai do i duket lule ato që kanë qenë përpara. Ai ka treguar me këtë veprim ligësinë e tij të pashpirt për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë.” – tha Berisha.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani