Vendosni fjalën kyçe....

Debati Rama-Haradinaj, Spiropali: Nuk jam zonjë që përgojoj zotërinjtë në studio (VIDEO)


Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa ishte e ftuar në “ABC News”, Spiropali tha se nuk është një “zonjë që përgojon zotërinjtë nëpër studio”. Megjithatë Spiropali tha se në traditën e Ballkanit, janë burrat ata që i nxjerrin llafet që diskutohen.

Kujtojmë se Spiropali ishte e pranishme në samitin e Berlinit, ku ka patur një përplasje mes Ramës dhe Haradinajt. Ky i fundit tha se Rama dhe Thaçi i kishin bërë atij më shumë presion se vetë Aleksandar Vuçiç për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Biseda:

Spiropali: Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, unë jam një grua që i qëndroj fjalëve që janë thënë aty dhe nuk kam ndërmend t’i  nxjerr.

Sepse shpesh në këtë botën tonë ballkanike janë burrat që ngrefosen, shpesh rrejnë, në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen në tavolina.

Milori: Ka ndonjë zotëri që ka nxjerrë informacion të gabuar në takimin me zonjën Merkel?

Spiropali: Nuk iu referova fare takimit me zonjën Merkel, po flas në tërësi. Në samite të tilla është mirë që shqiptarët të shkojnë të bashkuar, me një qëndrim të qartë dhe mos t’i përdorin bisedat e brendshme të këtyre samite apo trende të caktuara, apo që janë thënë, për të fituar kredo politike, shpesh kredo të rreme dhe të keqinformuara.

Milori: Mund të jetë kryeministri i Kosovës një zotëri që nxjerr fjalët ndryshe nga ç’thuhen?

Spiropali: Nuk jam zonjë që përgojoj zotërinjtë në studio

Milori: Ngaqë pati një përballje mes Haradinaj dhe Ramës e them këtë… I pari tha që ‘më ushtroi presion’, i dyti tha ‘gënjen’.

Spiropali: Është sqaruar nga kryeministri se si ishte situata aty dhe Merkel e Macron janë të investuar në Rajon dhe ky samit ishte një konfirmim i kësaj përpjekje të madhe i këtyre dy fuqive të BE për të mbështetur bashkëpunimin në rajon e për të vijuar procesin negociatave dhe për të gjetur një zgjidhje finale për çështjen e Kosovës. Nuk ka asnjë tension mes Ramës dhe kryeministrave të tjerë të Rajonit, aq më pak me atë të Kosovës. Pra, ne si qeveri jemi të vendosur ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj, duke qenë të vetëdijshme që vendimet i marrin udhëheqësit kosovar, nuk jemi pjesë e vendimmarrjes për çështjen Serbi Kosovë, por kemi mendimet tona dhe e mbështesim Kosovën pa asnjë rezervë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *