Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në Uzinën e Gramshit/ Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet për 2 rusët dhe ukrainasin


Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për dy rusët dhe ukrainasin, që sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit.

Nga mediat raportohet se Prokuroria ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.

Të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre.

Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.