Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet në Meksikë punësojnë mundësit profesionistë për të detyruar qytetarët të mbajnë maskën (Video)


Kohët e dëshpëruara kërkojnë masa të dëshpëruara dhe autoritetet shëndetësore në Irapuato, Meksikë, e çuan këtë gjë deri në skaj, duke vendosur një grup mundëish të emërtuar ‘lucha libre’ për të detyruar qytetarët të mbajnë maskat.

Në një përpjekje të dukshme për të zbatuar pajtueshmërinë e tejskajshem me rregullat e veshjes së maskave në publik, autoritetet në qytetin qendror meksikan me mbi 380,000 banorë, afërsisht 300 kilometra nga kryeqyteti, vendosën të zgjidhnin me forcë problemin e mosrespektimit të mbajtjes së maskave.

Në video, grupi i përbërë nga luftëtarët lokalë të mundjes, Lepra, Moco, Gargajo, Costal Cloën dhe García Jr, mund të shihet duke bredhur rrugëve, në mënyrë teatrale, ‘duke ftuar’ njerëzit të vendosin maskat e tyre siç duhet e për ata që nuk e mbanin, duke përdorur dhunën ndaj tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *