Vendosni fjalën kyçe....

Klosi gjithmonë gati me kamera për turistët, por kësaj radhe ia refuzojnë (VIDEO)


Siç bëri me turistët spanjollë të cilët u konfliktuan me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka shkuar të vizitojë edhe turistin polak, i cili u aksidentua në majën e Harapit në Theth.

Turisti Wojtek Markiewicz u gjet mbrëmjen e kaluar pas shumë orësh kërkime me këmbë të thyer. Ai po trajtohet në Spitalin e Shkodrës, aty ku i ka shkuar edhe Klosi për vizitë me një dhuratë që e mbante në qese.

Sigurisht Klosi nuk harroi të merrte kameramanë e fotografë me vete për t’u promovuar, të cilët për fatin e tij të keq iu refuzuan nga turisti.

Reagimi  i Markiewicz ishte i menjëherëshëm dhe nuk priti as të përshëndetej, për të kërkuar largimin e kamerave. Klosi i vënë në siklet u detyrua të pranojë dhe u tha punonjësve të tyre: “S’duam kamera, faleminderit”.

Disa minuta më pas zyra e shtypit të Klosit, publikoi këto foto, që siç duket japin krejtësisht një situatë tjetër nga ajo e videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *