Vendosni fjalën kyçe....

Flakadanë, përplasje të deputetëve të opozitës dhe qytetarëve me policinë, çfarë ndodhi në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës(video+foto)


Opozita doli sërish sot protestën para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të bashkisë në dyshime për korrupsion.

Këshilltarët e djathtë bashkiakë kërkuan të hyjnë në godinë por nuk lejohen nga policia e cila është vendosur gardh para derës. 

Me megafon Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë të cilin Meta e ka propozuar për ta bërë dhe sekretar të përgjithshëm të kësaj partie sulmoi sërish SPAK. Duke akuzuar prokurorinë e posaçme se po bashkëpunon me Erion Velinë I kërkoi këtij të fundit të largohet.

“Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën”, tha Tedi Blushi.

Nga ana tjetër shefi i organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, në deklaratën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protestë kundër Veliajt, për shkak të dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve.

Gjithashtu ai tha se policia duhet të arrestojë Veliajn.

“Një thirrje kam dhe për efektivët e policisë që janë këtu. Të gjithë këta qytetarë nuk e kanë me ju. Ju ftoj që të ktheheni dhe të kapni atë vemjen atje, që nuk ju jep rrogat që ju takojnë apo t’ju rrisin rrogat. Duhet t’u bashkojuni qytetarëve, t’i hiqni ato kapele dhe të nxirrni prej zverku atë që është brenda dhe jo qytetarët. A shihni këtu anëtarë të 5 D apo të Pëllumb Gjokës. Mos u ktheni nga policë të shtetit, në policë të pushtetit.”, tha Balliu.

Ndërkohë në fjalën e tij, Belind Këlliçi u shpreh se  do t’i shkojnë deri në fund kauzës për të cilën janë mbledhur.

Kellici

Ai shtoi se ditën e djeshme në seancën plenare, deputetët e opozitës kanë denoncuar faktin se drejtoret e arrestuar të 5D, japin urdhra nga qelia për të emëruar të afërmi e tyre në pozicione kyçe.

“Nga shesh sot i jap një njoftim SPAK, që më 25 Prill, Erion Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazëm të Tiranës, sepse ky individ si pronar faktik i inceneratorit ka lënë punë pa kryer të cilat do t’i mbyllë më 25 prill në Holandë, së bashku me hajdutët e tij.

Ditën e djeshme keni parë se si nga parlamenti janë bërë denoncime se drejtorët e burgosur të 5D nga qelia japin urdhra dhe vendosin të afërmit e tyre ne pozicione kyce.

Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze, e cila bëhet për të mbrojtur taksat e qytetit, bëhet në kuadër të transparencëss për fondet publike.

Ju bëj thirrje t’i bashkoheni këtij aksioni, deri në largimin e plotë të një hajduti të kapur, i cili qëndron për vetëm një qëllim, për të vjedhur taksat”, u shpreh Këlliçi.

Ndërkohë në nisje të protestës protestuesit filluan tl hidhnin  bojë të zezë dhe mollë në drejtim të bashkisë së Tiranës.

Më pas situata para Bahkisë së Tiranës u tensionua edhe me tej sepse protestuesit hedhën flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.

Tensione para bashkisë së Tiranës, Rithemelimi e Partia e Lirisë përplasen me policinë heqin gardhin metalik! Tymuese e molotov drejt derës! Forcat blu blindojnë godinën

 

 

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

 

Më tej mbështetësit e Rithemelimt dhe Partisë së Lirisë bashkë me këshilltarë bashkiakë filluan të përplaseshin me policinë duke çarë kështu rrethimin metalik të bashkisë dhe teksa po përqipeshin të hynin.

Pak para mbylljes së protesët kreu i demokratëve në  Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti,tha se efektivët që janë para bashkisë Tiranë nuk kanë numra identifikimi.

Ai tha se një pjesë e madhe e tyre nuk janë fare efektivë të Policisë së Shtetit.

“Erjon Veliaj nuk ndodhet sot para bashkisë, është fshehur, njësoj si edhe drejtori i policisë që fshihet prapa dhe ka nxjerrë para policët e ndershëm. I keni policët pa dokument identifikimi. Pa numra. Shihini. Ata nuk janë as policsë të shtetit. Shihini se nuk kanë mjete identifikimi. Ata janë të paregjistruar. Ky është shteti i krimit, bashkia e krimit. Kjo bashki ka urgjencë të vetme sesa të vjedhë qytetarët.” – tha Alimehmeti.