Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu para vettingut, jeton në shtëpi me qira


Kreu i Policisë së Shtetit, Veliu, ka dalë sot para komisionit të vettingut. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se Veliu jeton në shtëpi me qira deri në përfundimin e një apartamenti me vlerë 79 mijë euro që është në ndërtim e sipër.

Ai ka marrë 5 milionë lekë kredi për apartamentin, ndërsa sipas të dhënave të publikuara ai nuk ka pasuri të tjera të paluajtshme.

Kreu i policisë nuk ka as makinë private, ndërsa ka të ardhura 750 mijë lekë në llogari bankare e 5 mijë euro të përftuara nga shitja e një makine.

E shoqja ka 800 mijë lekë të ardhura nga paga si dhe 2.4 milionë lekë të dhuruara nga prindërit nga shitja e një apartamenti në Vlorë.

Në vitet 2002, 2003 dhe 2007, sipas DSIK-së, ka raportime se Veliu ka qenë i implikuar në lëvizjen e klandestinëve, favorizimin e falsifikimit të vizave, por që këto nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal, si dhe nuk është marrë nën hetim apo i pandehur.

Vendimi për Veliun do shpallet në 7 shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *