Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, arrestohet 30-vjeçari


Në 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi ditën e djeshme të vidhte një pikë këmbimi valutor. Është vënë në pranga shtetasi Erindi Lubishta.

Sipas të dhënave nga policia shtetasit i është sekuestruar pistoleta lodër e përdorur prej tij, gjatë tentativës për vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet brenda pak orësh, tentativa për vjedhje në një dyqan këmbimi valutor. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet pistoleta lodër e përdorur prej tij, gjatë tentativës për vjedhje.

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vidhte në një dyqan këmbimi valutor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj tentative vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit:

Erindi Lubishta, 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.