Vendosni fjalën kyçe....

Dalin fotot nga dasma e princeshës Beatrice me burrin italian


Princesha Beatrice ka zbuluar fotot e para nga dasma me italianin Edoardo Mapelli Mozzi.

Pallati Mbretëror konfirmoi se ata të dy u martuan në një ceremoni private të premten. Sipas një deklarate nga pallati, dasma u zhvillua “në Royal Chapel of All Saints”,  në Windsor dhe morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë. Mes tyre mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip.

Në foto, çifti i ri shihet duke mbajtur duart me njëri-tjetrin. Në një nga portretet, Mozzi shfaqet duke i buzëqeshur nuses së tij të re. Në një fotografi tjetër shfaqet dhe mbretëresha dhe princi Philip të cilët ruajnë distanncën me të tjerët.

Dasma mbretërore erdhi gati dy muaj pasi princesha Beatrice dhe i fejuari i saj Mozzi nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse se të shtynin ditën e tyre të madhe, të cilën e kishin planifikuar për në datën 29 maj, për shkak të pandemisë koronavirus.

Të porsamartuarit njoftuan fejesën e tyre në shtator të vitit 2019. Por dasma e tyre u shty vazhdimisht, një herë për shkak të publicitetit negative të babait të saj princit Andrew lidhur me miqësinë e tij me Jefrey Epstein. Pastaj për shkak të largimit të princit Harry dhe Meghan Markle nga Britania dhe në fund për shkak të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *