Vendosni fjalën kyçe....

Dumani thirrje institucioneve: Të na referojnë më shumë raste


Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha sot në Këshillin e Integrimit se institucioni që drejton ka proceduar gjyqtarë e prokurorë.

Ai i kërkoi KPK-së e KPA-së që të referojnë rastet ndërsa theksoi se SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta të lidhura me korrupsionin. Dumani u bëri thirrje institucioneve që të referojnë më shumë raste.

Më herët kryeprokurori Çela tha se vitin e shkuar janë priceduar 123 persona lidhur me korrupsionin.

“Ka vendime finale nga SPAK për gjyqtarë dhe prokurorë. Kemi proceduar gjyqtarë dhe prokurorë. Numri nuk është i lartë. KPK dhe KPA duhet të referojë. Sa i përket subjekteve që ne mund të ndjekim, ne kemi bërë ndjekje penale, por edhe konfiskime të pasurive. Kemi proceduar anëtarë të GJL e GJK të shkarkuar nga vettingu. Edhe institucionet duhet të na referojnë më tepër raste.” – tha Dumani.