Vendosni fjalën kyçe....

Marinarët e bllokuar shpëtojnë duke shkruar “SOS” me gjethe palme (Foto)


Tre marinarë të bllokuar u shpëtuan nga një ishull i shkretë në Paqësor të martën, duke i dhënë fund një kalvari njëjavor pasi varka e tyre u dëmtua, tha Roja Bregdetare e SHBA-së në një deklaratë këtë javë.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të gjenin të humburit falë një shenje “SOS” që ata e kishin shkruar me gjethe palme në plazh.

Burrat, të cilët përshkruheshin si marinarë me përvojë, u nisën me një skifë (lloj barke) të hapur 6 metra të gjatë nga Poloëat Atoll në Shtetet Federative të Mikronezisë më 31 mars, sipas të dhënave të Rojës Bregdetare.

Më 6 prill, një e afërme femër lajmëroi qendrën e shpëtimit në Guam se tre xhaxhallarët e saj nuk ishin kthyer në shtëpi. Një përpjekje kërkimi në shkallë të gjerë u nis dhe një aeroplan i Marinës së SHBA-së nga baza ajrore Kadena në Japoni u dërgua në zonën e kërkimit, që fillimisht shtrihej mbi 78,000 milje detare katrore, sipas Rojës Bregdetare të SHBA.

Më 7 prill, avioni gjeti të humburit dhe konfirmoi praninë e tyre në atollin Pikelot, i cili ndodhet rreth 100 milje detare në veriperëndim të Poloëat. Shenja “SOS” luajti një rol kyç në përpjekjet e shpëtimit, tha roja bregdetare.