Vendosni fjalën kyçe....

Meta ngjitet sërish majë shtyllës dhe bën një sqarim: Faleminderit Bashkisë së Tiranës…(Video)


Kreu i Partisë së Lirisë Meta është ngjitur sërish sipër një shtylle në kodrat e kryeqytetit, pas ngjitjes së para pak ditëve.

Teksa ngjitet në shtyllë ai falënderon Bashkinë Tiranë që ndjek veprimtaritë e tij sportive dhe që më në fund e leu shtyllën me bojë.

“Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit! Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helikopter!” – shkruan Meta në videon e hedhur në Instagram.