Vendosni fjalën kyçe....

Rritja rekord e çmimit të naftës, sot në 12:00 paralajmërohet protestë: Fikni makinat në rrugë


Sot në orën 12:00 të mesditës është paralajmëruar një protestë nga qytetarët lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Ditën e djeshme Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës në 258 lekë për litër.

Thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale ndërsa qytetarët janë ftuar të fikin mjetet në rrugë në çdo qytet ku ndodhen.