Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale, arrestohet 24-vjeçari


Policia ka arrestuar një 24 vjeçar në Shkodër pasi dyshohet se dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në banesë.

Në prangat e policisë ra shtetasi me iniciale A.Q.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”-njofton policia