Vendosni fjalën kyçe....

Kim Kardashian: Armenia viktimë e sulmeve të Azerbajxhanit


Kim Kardashian West e cila origjinën e largët e ka nga Armenia, ka shprehur mbështetjen e saj për këtë vend pas përplasjeve në kufirin me Azerbajxhanin, për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

“Armenët në Arstakh janë sulmuar”- shkroi Kardashian në mediat sociale.

Sipas saj, “Armenia ka qenë viktimë e sulmeve të paprovokuara nga Azerbajxhani dhe e fushatës së dezinformimit që i shoqëron ato”.

Kardashian këmbënguli që vëzhguesit ndërkombëtarë të dërgohen në rajonin e diskutueshëm, ndërsa bashkësia ndërkombëtare sipas saj duhet të përdorë mjete diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ajo postoi të njëjtin mesazh në të gjitha rrjetet e saj sociale, duke u kërkuar miliona ndjekësve të saj që t’i bëjnë thirrje Bakut të ndalojë përdorimin e forcës.

Ylli i Reality Show-t gjithashtu tha se Washingtoni duhet të ndalojë ndihmën ushtarake për Azerbajxhanin dhe paralajmëroi Turqinë kundër dërgimit të armëve dhe luftëtarëve për të mbështetur forcat Azeriane.

Ditën e dielë nisën përplasjen mes Azerbajxhanit dhe rajonit të Nagar-Karabahut të administruar nga Armenia më herët të dielën, duke rezultuar në viktima nga të dy palët. Edhe civilë mes tyre. Baku dhe Jerevani kanë akuzuar të dy njëri-tjetrin për fillimin e përplasjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *