Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa “emëron” Kumbaron ministre Ndërtimi: Ligji për Zonat e Mbrojtura, kthen në shesh ndërtimi Butrintin, Velipojën, Divjakën…


Deputetja e PD-së Ina Zhupa akuzoi ministren e Mjedisit Kumbaro për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, që si qëllim ka dhënien e tyre për ndërtim për oligarkët.

Në interpelancën e kërkuar prej saj, Zhupa tha se socialistët po bëhen gati për të dhënë si sheshe ndërtimi pronat publike në Butrint, Velipojë, Divjakë etj.

Në fjalën e saj ajo iu drejtua me ironi Kumbaros duke e quajtur ministre Ndërtimi ndërsa i kujtoi një zonë të mbrojtur dikur të cilën Kumbaro e quajti ‘pikë të vogël’ tashmë është kthyer në sheh ndërtimi.

“Unë pres derisa të pini kafe, siç po i pini kafe zonat e mbrojtura. Në këtë shkresë kanë firmosur edhe kryebashkiakë që nuk kanë zona të mbrojtura, si ai i Cërrikut. U keni marrë ca forma kryebashkiakëve që nuk e dinin se çfarë po bënin edhe pse ju e dini se çfarë po bëni. Po përgatisni një ligj që Divjkën, Velipojën, Butrintin e Pish Poron ta jepni për ndërtim. Kumbaro ka precedentë në këtë drejtim. E mbani mend atë pikën e vogël që ishte zonë e mbrojtur dhe që Kumbaro e hoqi. Kjo pika tnai është një shesh ndërtimi me vila. Kjo është zona në Butrint dhe tani është shesh ndërtimi. Ti do ta mbushësh vendin me pika të vogla dhe nga sot do ju drejtohem si ministre Ndërtimi.” – tha Zhupa.