Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Trump përplaset me Obamën: Po më merr meritat për rritjen ekonomike të SHBA-së


Presidenti amerikan Donald Trump është përplasur në rrjetet sociale me paraardhësin e tij në këtë detyrë, Barack Obama.

Ky i fundit bëri një postim ditën e djeshme në rrjetet sociale, për nënshkrimin e Aktit të Rimëkëmbjes që kishte firmosur në shkurt të 2009-ës.

OIbama në këtë postim pretendonte se ai është përgjegjësi për krijimin e legjislacionit që shkaktoi një bum ekonomik në administratën e tij por edhe të Trump-it.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë sot, afër fundit të recesionit më të keq në breza, nënshkrova Aktin e Rimëkëmbjes, duke i hapur rrugën për më shumë se një dekadë rritjes ekonomike dhe periudhën më të gjatë të krijimit të vendeve të punës në historinë Amerikane”- shkroi Obama.

Por Trump iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se po mashtronte.

“A e keni dëgjuar mashtrimin më të fundit? Presidenti Obama tani po përpiqet të marrë meritat për Bumin Ekonomik që po ndodh nën administrimin e Trump”- shkruan presidenti aktual në Twitter.

Trump shtoi se Obama pati “rimëkëmbjen më të dobët që nga koha e Depresionit të Madh”, ndërkohë që në administratën e tij janë shënuar numrat më të mirë të punësimit.

Që nga shtatori 2009, rritja e PBB-së ka qenë pozitive çdo vit. Sipas Obamës, rritja ekonomike shkonte nga 1.6 përqind në 2.9 përqind në vit. Nën Trump ajo shkonte nga 2.3 përqind në 2.9 përqind.

Demokratët vazhdimisht kanë pretenduar se presidenti Trump thjesht trashëgoi një ekonomi të fortë që u riparua nga administrata Obama, pas rënies ekonomike që filloi në fund të vitit 2007.

Obama dhe përkrahësit e tij ia japin meritat Aktit të Rimëkëmbjes prej 787 miliardë dollarësh, që i dha fund recesionit.

Shkalla e papunësisë ra nën administrimin e Obamës pasi arriti pikën më të lartë prej 10 përqind në tetor 2009. Sipas The Hill, ajo ka vazhduar të bjerë nën administratën e Trump-it, duke arritur pikën e saj më të ulët në 50 vitet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *