Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e frikshme, burri i shpëton për një fije ndarjes në dysh nga tehu i sharrës që “e ndiqte” (Video)


Një burrë duket se kishte lindur me këmishë kur i shpëtoi për një qime ndarjes në dysh nga një disk sharre që fluturoi pas tij.

Kamerat e sigurisë kapën incidentin e pazakontë kur një burrë i identifikuar si Shane Reimche hyri rastësisht në një dyqan në Eugene, Oregon.

Megjithatë ai nuk e kishte aspak idenë se po “ndiqej këmba-këmbës” nga një teh gjigant sharre që ishte lëshuar nga një kantier ndërtimi aty pranë.

Pamjet CCTV kapën takimin thuajse fatal, duke treguar sharrën e madhe që u ngul në derën e dyqanit vetëm pak sekonda pasi Reimche ishte futur brenda.

Sipas pronarit Amit Grewal, goditja nga disku i sharrës “tronditi gjithë dyqanin”. Ndërkohë, Reimche u trondit pasi pa pamjet.

“Natyrisht, nuk më kishte ardhur dita, por kjo është padyshim pjesa ku kam qenë  më pranë  vdekjes se kurd në  jetën etime”, tha ai.

“Nuk mendoj se do kisha mbijetuar nëse do isha goditur. Kam nevojë për një birrë, jam shumë i tronditur.” – shtoi ai.