Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina mësojnë gjininë e binjakëve që presin të vijnë në jetë së shpejti (VIDEO)


Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë zbuluar gjininë e binjakëve që do të lindin së shpejti.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, çifti i ka treguar botës se do bëhen rindër të një vajze dhe të një djali.

Lajmin e shtatzënisë ata e bënë të ditur më herët në muajin tetor përmes një fotoje, që u bë shpejt fotografia e dytë më e pëlqyer e të gjitha kohërave në platformë.

Ata tregonin ekon dhe shkruanin: “Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim të ju takojmë”.

Postimi i tyre mori 32.2 milionë pëlqime, duke ia kaluar vetëm fotoja e famzhme e një veze të Chris Godfrey me 55.5 milionë.

Binjakët do të jenë fëmijët e dytë dhe të tretë të Cristiano-s dhe Georgina-s së bashku, pasi vajza e tyre e parë Alana lindi në nëntor 2017.

Por Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr i cili ka lindur në qershor 2010, si dhe binjakët Eva dhe Mateo në qershor 2017.