Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironizon Bashën: Ata që duan vëmendje të bëjnë ndonjë punë vetë, 3 kërkesat tona u pasqyruan në aministi


Deputeti i Rithemelimit Bardhi ka ironizuar kreun e PD-së zyrtare Basha pas denoncimit të tij për pazar mes PS-së e Rithemelimit për Aminstinë Penale.

Bardhi tha se ligji pasqyron kërkesat e opozitës ndryshe nga propozimet që i kanë lënë rrugëve protestuesit.

Ai tha gjithashtu se ata që kërkojnë në vëmendje duhet të bëjnë ndonjë punë.

“Falen të gjithë protestuesit, qofshin në protesta politike apo të shoqërisë civile. Jo si ata që i lanë protestuesit rrugëve. Ndryshe nga propozimet e vitit 2014, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga aministia, asnjë subjekt i posaçëm i dënuar nga Gjykata e Posacme apo në ndjekje penale nga SPAK nuk përfton nga amnistia. Të tjeët që kërkojnë të marrin vëmendje është mirë të bëjnë ndonjë punë vetë.” – tha Bardhi.