Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nga Amnistia Penale përfitojnë zyrtarët e korruptuar, asnjë protestues


Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha akuzoi PS-në e Rithemelimin për pazar mbi Amnistinë Penale.

Në fjalën e tij ai tha se prej saj përfitojnë zyrtarë e korruptuar të dënuar apo nën hetim dhe jo protestuesit.

Ai tha se e gjitha po bëhet pa transparencë me publikun.

“Aministia shpërblen zyrtarë të dënuar nga Gjykata e Posaçme. E futët në rendin e ditës aministinë pa transparencë. Ajo që keni propozuar dhe doni të miratoni sot përfshin nene ku përfitojnë zyrtarë të korruptuar. Asnjë protestues nuk përfiton, përfitojnë të korruptuarit. Përfshirë zyrtarë të lartë që gjoja janë nën hetim siç është ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.” – tha Basha.