Vendosni fjalën kyçe....

Studentët me daulle dhe bori: Bojkotoni mësimin! (VIDEO)


Studentët e Tiranës kanë vijuar edhe sot me bojkotimin e mësimit, ashtu sikurse edhe kanë paralajmëruar. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ata brohorasin “Bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin!”, ndërsa kanë publikuar edhe video nga qëndresa e tyre në rrjetet sociale, ku shihen duke thërritur me daulle, bori dhe megafon.

Mbrëmjen e kaluar studentët deklaruan se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në fakultete derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

“Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit në Fakultetin e Ekonomisë, UT pas shumë diskutimesh midis studentëve ramë dakord se protesta duhet të vazhdoj pasi qartësisht kërkesat tona nuk janë plotësuar.
Për këtë arsye kemi zhvilluar edhe një sondazh në fakultet dhe studentët me shumicë të cilësuar janë për bojkot deri në plotësimin e kërkesave tona.
Forma kryesore e protestës tonë është Bojkoti dhe gjithashtu do ta shoqërojmë me Ngujim.
I ftojmë gjithë studentët të na bashkohen nesër në protestë sepse kërkesat tona nuk janë plotesuar. Gjithashtu edhe qytetaret mund të na mbështesin me prezencën e tyre para fakuktetit që mos të guxoj më Policia e Shtetit dhe Policia Private të na dhunoj ndërsa ne protestojmë.

Për këtë arsye ju ftojmë nesër në mengjes që prej orës 07:00 ose më herët nëse mundeni ti dalim garant kauzës tonë. Kemi ftesë publike edhe ndaj pedagogëve që të na bashkohen në protestë. Të gjithë bashkë!

Gjithashtu distancohemi nga çdo organizim politik/partiak dhe jo vetem. Për ne të gjithë janë fajtor pse ne ndodhemi në këtë gjendje këto 28 vite! Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”– thuhet njoftimin e studentëve.

Pas një periudhe të qetë, studentëve të Tiranës do t’u bashkohen edhe ata të Shkodrës të cilët kanë vendosur të kthehen përsëri në protesta. Ata kanë paralajmëruar për sot një protestë masive. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Studentët e rretheve ashtu sikurse edhe studentët e Tiranës, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që paralajmërojnë protesta për gjatë gjithë javës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *